Mbetjet urbane në Vjosë, Kumbaro premton ndërtimin e vendgrumbullimeve

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 12:44

Mbetjet urbane në Vjosë, Kumbaro premton ndërtimin e vendgrumbullimeve

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 12:44

Parku kombëtar i Vjosës përveç veçantisë së këtij lumi unik në Europë, është paradoksalisht edhe venddepozitimi i mbetjeve urbane të bashkive të Tepelenës, Përmetit dhe Memaliajt, të cilat në mungesë të një vendgrumbullimi i hedhin mbetjet e tyre pranë shtratit të lumit Vjosë.

Por një problematikë e tillë duket se do të marrë zgjidhje së shpejti, pasi pritet të fillojë projekti për të gjitha këto bashki për menaxhimin e mbetjeve.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndërsa mori pjesë në nisjen e punës së vendgrumbullimit të mbetjeve urbane të Gjirokastrës, pranoi problematikën për bashkitë e tjera të këtij qarku, duke premtuar edhe zgjidhjen.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro

“Qarku i Gjirokastrës me 7 bashkitë e veta është pjesë e një projekti të madh që fillojnë vitin e ardhshëm me investim të plotë të gjithë zinxhirit të mbetjeve, nga koshat te makinat, si dhe programin e edukimit. Për Tepelenë dhe Memaliaj do të ketë një stacion transferimi, për Përmetin dhe Këlcyrën gjithashtu, dhe për Gjirokastër, Libohovë, Dropull do të jetë në Gjirokastër”, deklaroi ministrja Kumbaro.  

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Gjirokastër u bashkëfinancua me qeverinë gjermane, bashkëfinancim i cili pritet të vijojë edhe me bashkitë e tjera të këtij qarku.