Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mesazh dhe për ''Open Balkan'', raportuesi i CDU: Gjermania si SHBA për të shpallurit non grata

Nga A2 CNN
7 Qershor 2022, 19:43 | Politikë
Mesazh dhe për ''Open Balkan'', raportuesi i CDU:

Deputeti i CDU-së gjermane, Peter Beyer, njëkohësisht raportues për Shqipërinë në këtë forcë politike, qëndroi për disa në Tiranë ku u takua me përfaqësues të palëve të ndryshme, përfshi grupimet e krijuara në Partinë Demokratike.

Ai theksoi se CDU nuk mban anë në situatën e krijuar me partinë simotër shqiptare, ndonëse pohoi se e kishte të vështirë të shikonte një bashkëpunim me dikë të shpallur non-grata nga SHBA.

“Nuk jam këtu për të folur në mënyrë publike dhe zyrtare për të marrë anë brenda grupimeve, por dua dhe jo vetëm por këtë arsye por edhe për faktin se aleatët tanë kanë të njëjtin këndvështrim si ne në Gjermani, për një person që është i shpallur non grata edhe ne e kemi të vështirë të përfytyrojmë një bashkëpunim në të ardhmen”, tha Beyer.

Nisma “Open Ballkan” sipas Beyer duhet te jetë transparente dhe jo si një proces paralel me atë të Berlinit.

“Mendoj se është më mirë të jesh brenda procesit sesa jashtë, asnjë vend nuk duhet që të dominojë procesin e Ballkanit të Hapur, vendet duhet të jenë në pozita të barabarta”, shtoi Beyer.

Në rast se Bullgaria nuk heq veton e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut që e pengon këtë të fundit së bashku me Shqipërinë të marrin ndritën jeshile përhapjen e negociatave në BE, Peter Beyer nënvizoi se 2 vendet duhet të ndahen në këtë proces, pasi sipas tij Shqipëria nuk ka përse të mbetet peng i këtij ngërçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë