Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mungojnë investimet në Pustec, bashkia e pafuqishme të promovojë turizmin

Nga A2 CNN
7 Qershor 2022, 13:13 | Aktualitet
Mungojnë investimet në Pustec, bashkia e pafuqishme të

E vendosur e gjitha brenda Parkut Kombëtar të Prespës, Bashkia e Pustecit, e ndjen veten të pafuqishme të investojë dhe të promovojë e vetme resurset dhe pikat turistike, që mund ta kthenin këtë zonë në një vend të preferuar dhe të sigurojë një turizëm të qëndrueshëm, thuajse gjatë gjithë vitit.

Me ishullin e Maligardit dhe kishën brenda tij, liqenin e Prespës, natyrën përreth, si dhe me mikpritjen dhe kulinarinë e banorëve, kryetari i Bashkisë së Pustecit rendit disa investime të munguara në mënyrë që këto resurse të prodhojnë një turizëm të qëndrueshëm.

E ndërsa investimet kanë munguar, shpresa e disa projekteve që janë paraqitur për investim, mbajnë gjallë shpresën e banorëve të kësaj zone, që e ardhmja mund të jetë më e mirë si për ta, ashtu edhe për turistët që do të gjejnë kushte më të mira në këtë park natyror.

A2 CNN Livestream

Dita jonë