Në prag të provimeve, maturantët vijojnë konsultimet. Më shumë frikë në matematikë

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 10:48

Në prag të provimeve, maturantët vijojnë konsultimet. Më shumë frikë në matematikë

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 10:48

Me qershorin, stina e verës dhe sezoni i plazhit ka nisur zyrtarisht, por jo për të gjithë. Në kohën që shumë shqiptarë po mendojnë për pushimet, për maturantët këto ditë janë vendimtare për të ardhmen e tyre. 

Provimet konsiderohen veçanërisht sfiduese këtë vit, për shkak se ky brez ka kryer më së shumti mësim online, sesa në bankat e shkollës. Kjo ka shtyrë që shumë maturantë t’i drejtohen konsultimeve.

Një risi këtë vit është edhe orientimi drejt programeve të studimit që kanë më shumë kërkesë në treg. Për studentët e ardhshëm, mbështetja financiare për këto degë është një nxitje më shumë.

Provimi i parë i maturantëve është ai i gjuhës angleze më 9 qershor, më pas ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 11 qershor, provimi i matematikës më 17 dhe me datë 24 lënda me zgjedhje.