Orhan Pamuk mbush sot 70 vjeç, shkrimtari i parë turk që merr çmimin NOBEL

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 09:46

Orhan Pamuk mbush sot 70 vjeç, shkrimtari i parë turk që merr çmimin NOBEL

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 09:46

Orhan Pamuk ka lindur në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç thotë ai vetë: “me orientim euro-perëndimor”. Romanet e tij, përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, shpesh peshojnë mes përrallës dhe realitetit dhe pasqyrojnë Turqinë e djeshme e të sotme.

Pamuk ka shkruar për veten e tij: “Kam kaluar jetën time në Stamboll, në bregun evropian, në shtëpitë kundruall bregut tjetër, Azisë. E pastaj, një ditë, u ndërtua një urë që i lidhte dy brigjet e Bosforit. Kur kam kaluar mbi urë dhe kam parë panoramën, e kam kuptuar se ishte edhe më mirë, edhe më bukur të shikosh dy brigjet bashkë. E kam kuptuar se më e mira ishte të jesh një urë midis dy brigjeve, pa iu përkitur atyre.”

Orhan Pamuk është autori i parë turk që merr Çmimin Nobel për letërsi. Motivacioni ishte: “Në kërkimin e shpirtit melankolik të qytetit të tij të lindjes, ka zbuluar simbole të reja për të pasqyruar përplasjet dhe lidhjet midis kulturave të ndryshme”.