PD e përçarë, raportuesi për Shqipërinë në CDU takon Këlliçin dhe Tabakun

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 12:43
cdu tabaku 1280x720

PD e përçarë, raportuesi për Shqipërinë në CDU takon Këlliçin dhe Tabakun

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 12:43

Peter Beyer, raportues për Shqipërinë në CDU-në gjermane, po zhvillon takime në Tiranë, ndërsa pasdite do të ketë edhe një komunikim me median në përmbyllje të agjendës së tij.

Ardhja e Beyer në Tirane përkon me krizën e fortë në Partinë Demokratike, simotër e CDU-së. Mësohet se raportuesi ka takuar dy prej deputetëve të PD-së, Jorida Tabakun nga grupimi i Alibeajt dhe Belind Këlliçin nga grupimi i Berishës.

Tabaku njoftoi se ka diskutuar me Beyer mbi sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe zgjedhjet e 25 prillit. Por zonja Tabaku nuk pranon të deklarojë se çfarë ka diskutuar për situatën në PD, ndërsa i tha A2 CNN se nuk ka diçka më shumë për të shprehur se sa njoftimi i saj në rrjetet sociale mbi këtë takim.

Deputeti tjetër, Belind Këlliçi, na pohoi se bisedimet me Beyer u përqendruan te Partia Demokratike. Sipas tij, interesi kryesor i raportuesit të CDU-së për vendin tonë ishte fati i grupit të përçarë parlamentar dhe si mund të punohet për bashkimin e tij.

Burime për A2 CNN, bëjnë me dije se Beyer ka takuar edhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim.