Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Peleshi: Përdorëm për herë të parë dronin për monitorimin e zjarreve

Nga A2 CNN
7 Qershor 2022, 19:50 | Aktualitet
Peleshi: Përdorëm për herë të parë dronin për

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se për herë të parë është përdorur një dron "PUMA RQ-20B" për monitorimin e zjarreve në ishullin e Sazanit.

“Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit "PUMA RQ-20B", për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA.

Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin gjen. Arben Kingji”, shkruan Peleshi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli