“Përfitim i dyanshëm”, bizneset shqiptare dhe italiane po përpiqen të zhvillohen në të dyja vendet

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 18:35

“Përfitim i dyanshëm”, bizneset shqiptare dhe italiane po përpiqen të zhvillohen në të dyja vendet

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 18:35

Pas sheshimit të barrierave në drejtim të cilësisë dhe standardit, bizneset shqiptare po përpiqen të tejkalojnë edhe barrierat fizike për të zgjeruar linjat e tyre të prodhimit jashtë vendit.

Malvina Osmani, sipërmarrëse prej 11 vitesh në fushën e paketimit të produkteve është një prej tyre.

Ndonëse na kahun tjetër, dëshirën për t’u zgjeruar e ka edhe Luca Bottioni, një sipërmarrës italian që ka ardhur në Tiranë për të pasur një pamje më të qartë të klimës së të bërit biznes në Shqipëri.

“Kam ardhur dje në Tiranë. Përshtypjet e para janë pozitive. Ne operojmë në Itali e Zvicër në fushën e certifikimit të sisteme, një fushë ende e pa zhvilluar mirë në Shqipëri. Mendoj se tregu ka nevojë për eksperiencën tonë dhe jemi shpresëplotë që së afërmi kompania jonë do të jetë edhe në Shqipëri”, tha Luca Bottioni.

Silva Mara, drejtuese e shoqatës “Fenimprese” në Shqipëri e cila shërben si ndërlidhëse e sipërmarrjeve shqiptare dhe atyre italiane, ka një mesazh për bizneset që synojnë të ndërkombëtarizohen.

Sipas të dhënave, në vend përllogaritet se operojnë rreth 2 mijë e 700 biznese italiane, ndërsa numri i sipërmarrjeve shqiptare në vendin fqinj shkon në rreth 30 mijë.