Plazhet më mahnitëse të Europës, del renditja për vitin 2022

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 14:20

Plazhet më mahnitëse të Europës, del renditja për vitin 2022

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 14:20

Plazhe të mrekullueshme, që të kujtojnë Karaibet ose atolet e Polinezisë, por që në fakt ndodhen të gjitha në Europë, jo më shumë se 2 orë fluturim nga Shqipëria.

“European Best Destination” është një organizate belge që çdo ditë përpilon renditje të ndryshme, ku spikat gjithmonë ajo e plazheve më mahnitëse.

Të përzgjedhurat e këtij viti bashkojnë ngjyrat e rërës vullkanike, si ato të ishullit të Madeirës në Portugali, me tonalitetet jeshile dhe blu të plazheve të Sardenjës dhe Korsikës, por edhe surpriza si lokalitete afër Marsejës së zhurmshme dhe në Poloninë e ftohtë. Vitet e kaluara, në renditje është reklamuar edhe plazhi shqiptar i Ksamilit.