Pogba drejt rikthimit në Serinë A

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 09:52
POGBA REAL frame 141 1024x576

Pogba drejt rikthimit në Serinë A

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 09:52

Paul Pogba është një hap larg rikthimit të shumëpritur në Torino dhe me shumë gjasa do të jetë goditja e parë e Juventusit në këtë merkato vere.

Sipas mediave italiane, mbetet vetëm të përcaktohen detajet e operacionit. Parashikohet një kontratë 3-vjeçare dhe një pagë prej 7,5 milionë euro në sezon për futbollistin francez.

Për të konfirmuar më tej rikthimin e Pogba në Itali, ka pasur dhe sinjale të ndryshme jashtë fushës së blertë. Ditët e fundit, disa fqinjë torinezë të kampionit francez kanë treguar se kanë nisur punimet në rezidencën e tij të vjetër në Torino dhe çdo gjë është drejt përfundimit.