“Qëndroj aty ku është sigla e PD”, Çollaku: I druhem një ndarje të plotë të partisë

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 21:37

“Qëndroj aty ku është sigla e PD”, Çollaku: I druhem një ndarje të plotë të partisë

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 21:37

Kreshnik Çollaku nuk e sheh aspak të mbyllur krizën brenda Partisë Demokratike.

Deputeti demokrat u shpreh se në parti shumë prej kolegëve po presin vendimin e Gjykatës për statutin i cili do të qartësojë shumë gjëra, ndërsa personalisht u shpreh se do të qëndrojë atje ku është dhe sigla e PD.

Gjithashtu, Kreshnik Çollaku shtoi se frika më e madhe e tij është se thellimi i përçarjeve mund ta çojë Partinë Demokratike drejt ndarje në dy pjesë.

“Nuk është gjithçka e mbyllur, por e hapur dhe mund të thellohet më tej. Deri më sot jemi të përçarë. Thellimi mund të jetë ndarje. I druhem një ndarje të plotë të PD. Kjo ka për të qenë një dëm i madh për PD, por dhe vetë opozitarizmin. Shikoni një palë që shan, akuzon dhe një palë që hesht. Është një tërësi faktorësh. Vendimi i gjykatës që të gjithë presim është vendimi i cili do të qartësojë situatën në PD. Në PD kemi një situata, dy realitet në formë paralele, bazohet në dy statute, këshilla kombëtar, kryesi. Nuk i njoh organet e reja të zgjedhura në mënyrë të njëanshme. Të jemi të qartë se asnjë herë nuk kam dyshuar që Berisha ka një mbështetje shumë të madhe brenda PD, por procesi që ai drejtoi dhe mbështeti, organet që formuan, janë vendime të një grupi dhe të njëanshme dhe të paverifikuar. Unë jam deputet i PD, do të qëndroj ku qëndron sigla dhe vula e PD. Nuk identifikohem as me Bashën as me Alibeajn”, deklaroi Çollaku në Debat.