Rama takon Dritan Abazoviç: Futi zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 23:32
286833111 564510838377915 965843417887829133 n 1280x681

Rama takon Dritan Abazoviç: Futi zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 23:32

Kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të takimit në Ohër me homologun malazez Dritan Abazoviç dhe ambasadorin amerikan në Serbi, Chris Hill.

Rama shpreh kënaqësinë që Abazoviç iu bashkua zyrtarisht nismës së “Ballkanit të Hapur”.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.