Rishfaqet ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu: Dy porte të Ukrainë gati për të eksportuar grurë

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 17:37

Rishfaqet ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu: Dy porte të Ukrainë gati për të eksportuar grurë

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 17:37

Rusia njoftoi se dy porte të mëdha të Ukrainës në Detin Azov që kontrollohen nga forcat e saj, janë gati për të rinisur eksportin e grurit.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që u shfaq në publik pas një mungese, tha se bëhet fjalë për portin e Mariupolit dhe Bërdjansk.

“Çminimi i portit të Mariupolit ka përfunduar. Ai po funksionon normalisht dhe ka marrë anijet e para të mallrave. Gjithashtu, porti detar i Berdyansk tani po funksionon. Dërgesat e grurit janë gati të rifillojnë në këto porte në emër të Komandantit Suprem të Përgjithshëm. Falë një përpjekje të përbashkët të ministrisë ruse të mbrojtjes dhe hekurudhës, kushtet e nevojshme për rikthimin e linjave hekurudhore mes Rusisë, Donbasit, Ukrainës dhe Krimesë janë përmbushur në gjashtë seksione. Trenat e mallrave kanë nisur të qarkullojnë në Mariupol, Berdyansk dhe Kherson”, tha Shoigu.