“Samit që prodhon serbomadhi dhe rusofili”, Berisha komenton takimin e radhës së “Ballkanit të Hapur”

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 12:41

“Samit që prodhon serbomadhi dhe rusofili”, Berisha komenton takimin e radhës së “Ballkanit të Hapur”

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 12:41

Sali Berisha deklaroi për mediat se Samiti i Ohrit, që do të mbahet nesër në kuadër të Ballkanit të hapur, është “një aleancë e cila synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon”.

“Unë dua të denoncoj takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë e cila synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon. Si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe tregut të përbashkët rajonal, në kuadër të nismës së Berlinit. Ky samit i Ohrit është një samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit”, tha Berisha.

“Mali i Zi po shkon të marrë pjesë sepse ka një kompozim, në të cilin një pjesë e popullsisë së tij është serbofile. Por, Presidenti Gjukanovic e ka kundërshtuar anëtarësimin e vendit të tij në Ballkanin e hapur”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.