Siguria ushqimore, AKU ende në “vendnumëro”, konsumatorët të pambrojtur

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 20:09

Siguria ushqimore, AKU ende në “vendnumëro”, konsumatorët të pambrojtur

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 20:09

Siguria ushqimore nënvizohet ende si një problematikë e fortë në raportet vjetore të Bashkimit Europian për Shqipërinë si kandidate për t’u anëtarësuar në union.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle të rregullta zyrtare në përputhje me planin vjetor të bazuar në rrezik. Sidoqoftë, nuk ka përparim në lidhje me miratimin e një metodologjie të përmirësuar të vlerësimit të rrezikut, për shkak edhe të mungesës së sistemeve të nevojshme operacionale të teknologjisë së informacionit që nuk mund të kompensohen me burimet njerëzore ekzistuese të kërkuara për të analizuar të dhënat”.

Me gjithë autoritetet përgjegjëse në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, si ministri e linjës siguria ushqimore mbetet lehtësisht e cenueshme. Por për bioteknologun Kapllan Sulaj, barra nuk duhet t’i lihet vetëm Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Prodhimet bimore dhe shtazore janë bazë e konsumit tonë të përditshëm, por ato duhet të marrin dhe vëmendjen kryesore nga autoritet e kontrollit.

Vetë konsumatorët thonë se përpiqen të tregojnë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve. 

Në ditën ndërkombëtare të sigurisë ushqimore, konsumatorët u bëjnë apel institucioneve për më shumë kontrolle dhe forcim të gjurmueshmërisë së rasteve abuzuese.