Skafi me turistët italianë përplaset me një shkëmb nënujor në Zvërnec

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 09:58
KALENDARI 9 JANAR frame 1780 1024x576

Skafi me turistët italianë përplaset me një shkëmb nënujor në Zvërnec

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 09:58

Katër turistë italianë që udhëtonin me skaf janë përplasur me një shkëmb nënujor në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Policia njofton se mes tyre ishte edhe një i mitur.  Shërbimet e Policisë Kufitare organizuar punën dhe i nxorën në breg turistët duke u dhënë ndihmën e parë dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Vlorë/Informacion paraprak

Shërbimet e Policisë Kufitare u vijnë në ndihmë 4 turistëve italianë, të dëmtuar gjatë një udhëtimi me skaf.

Më datë 07.06.2022, rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtues shtetasin G. V.,  61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.

Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të Policisë Kufitare dhe GDF është bërë e mundur nxjerrja e 4 shtetasve italianë në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.