Vendimi miratohet nga Zelensky, futbolli në Ukrainë do të rifillojë në muajin gusht

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 12:47
ukraina futboll 1280x720

Vendimi miratohet nga Zelensky, futbolli në Ukrainë do të rifillojë në muajin gusht

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 12:47

Kampionati ukrainas i futbollit, do të fillojë në muajin gusht. Një lajm i pabesueshëm në momentin që ndodhemi, pasi Ukraina vazhdon të sulmohet nga Rusia, por pavarësisht kësaj, planifikon të rifillojë futbollin në ato vende që konsiderohen të sigurta.

Andriy Pavelko, Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës zbuloi detaje për Associated Press, ku mes të tjerash zbuloi se kishte marrë dhe miratimin e presidentit Volodymyr Zelensky për të qenë sa më të sigurt në zhvillimin e ndeshjeve, si për meshkujt, ashtu dhe për femrat.  

“Futbolli ka një fuqi të madhe për të ndihmuar njerëzit dhe për të menduar për të ardhmen. Kam biseduar me Presidentin Zelenski për rinisjen e kampionatit në gusht, si për meshkujt dhe për femrat. Për këtë kam informuar dhe presidentët e UEFA-s dhe FIFA-s”, tha Pavelko.

Ukraina u detyrua të braktiste ligat e saj në shkurt, kur Rusia filloi pushtimin, megjithatë duket se pas gjithë kësaj situate, ka dritë në fund të tunelit. Skuadrat ukrainase kanë filluar përgatitjet jashtë vendit për t’u rikthyer në fund të gushtit në fushën e blertë.