Vetëm 45 minuta “Shpresë” në Angli

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 22:50
shqiperia 1 1280x703

Vetëm 45 minuta “Shpresë” në Angli

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 22:50

Shpresat e drejtuara nga Alban Bushi kanë rezistuar vetëm 45 minuta në transfertë ndaj 21-vjeçarëve të Anglisë në ndeshjen e vlefshme për Europianin 2023.

Goli i parë i ndeshjes u realizua në fundin e pjesës së parë nga Balogun. Në pjesën  e dytë, sërish të besuarit e trajnerit Alban Bushi provuan të ndryshonin diçka, por që në fund rezultati ishte i njëjti pasi u ndëshkuan nga i njëjti autor në minutën e 66-të. Sakaq, britanikët nuk u ndalën dhe në minutën e 77-të ndëshkuan sërish, këtë herë nga Archer.

Pas kësaj humbjeje, Shpresat e Shqipërisë mbajnë vendin e parafundit në grup me vetëm nëntë pikë pas nëntë ndeshjeve të luajtura.