Vrasja e Jan Prengës, kërkohet burgim i përjetshëm për Bexhdilin

Publikuar më: 7/6/2022, ora 11:48

Vrasja e Jan Prengës, kërkohet burgim i përjetshëm për Bexhdilin

Publikuar më: 7/6/2022, ora 11:48

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës, janarin e vitit 2020.

Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës”, u kërkua një dënim me 3 vite burg.

Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokaine të mbërritur nga Ekuadori, në portin britanik Portsmouth.

SPAK pretendon se Bexhdili është personi që ka siguruar vendin ku është groposur trupi i Jan Prengës. “I pandehuri nuk ka treguar të vërtetën dhe as vendin ku është fshehur trupi i viktimës dhe nuk e tregon as sot”, tha prokurorja Elida Kaçkini.

Referuar pretencës së SPAK, ndonëse nuk është gjetur trupi i jan Prengës, nga analiza e fakteve dhe provave rezulton se ai ka vdekur. Në pamjet filmike në garazhin e kompleksit “Golden” në Shijak, duket viktima që nuk jep asnjë shenje jete për disa orë me radhë.