Zjarri në Sazan, ndërhyn mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së, vjen “Canadair” nga Greqia

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 10:10
canaair 1280x720

Zjarri në Sazan, ndërhyn mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së, vjen “Canadair” nga Greqia

Përditësuar më: 7/6/2022, ora 10:10

Prej më shumë se 48 orësh, luftohet me flakët në ishullin e Sazanit, me zjarrin që ka arritur të rrezikojë edhe bazën ushtarake aty.

Ditën e djeshme, efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit, por puna e forcave shqiptare nuk duket e mjaftueshme pa një ndërhyrje nga ajri.

Avioni Canadair CL-415

Për këtë arsyeje, pas kërkesës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile drejtuar BE-së, është aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, që si rezultat ka sjellë ardhjen e një avioni tip Canadair CL 415 nga Greqia.

Avioni Canadair CL-415 është projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri, por ai mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, pas një sërë kontaktesh falënderoi autoritetet atje për përgjigjen në kohë ndaj Shqipërisë.