Automjeti shkakton terror në Berlin, afër vendndodhjes së atentatit të ISIS në 2016

Publikuar më: 8/6/2022, ora 12:29

Automjeti shkakton terror në Berlin, afër vendndodhjes së atentatit të ISIS në 2016

Publikuar më: 8/6/2022, ora 12:29

Mbetet ende i paqartë shkaku që mund të shndërrojë një aksident të ndodhur në mëngjesin e sotëm në Berlin në një sulm terrorist, por vendndodhja lë shumë dyshime.

Të paktën një person ka ndërruar jetë dhe 8 të tjerë janë të plagosur pasi një automjet u përplas me turmën që ndodhej në një nga rrugët më të populluara të qendrës, midis Rankestrasse dhe Tauentzienstrasse.

Sipas dëshmitarëve, mjeti i identifikuar si një Renault Clio braktisi rrugën duke kaluar në trotuar dhe më pas duke ndaluar hovin e çmendur në vitrinën e një dyqani aty afër, me një dinamikë që nuk duket aksidentale. Drejtuesi i mjetit, ende i panjohur, është arrestuar nga forcat e policisë.

Pak hapa nga vendndodhja e ngjarjes, në Breitscheidplatz, 12 persona ndërruan jetë në vitin 2016 pas një sulmi të një kamioni që shtypi personat që kishin ardhur të shihnin tregun e Krishtlindjeve, në një nga sulmet më shokuese të historisë moderne gjermane, për të cilin ISIS mori më pas autorësinë.