“Ballkani i Hapur”, Abazoviç: Të gjitha shtetet duhet të trajtohen njësoj

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 12:52
abazovic 1 1280x720

“Ballkani i Hapur”, Abazoviç: Të gjitha shtetet duhet të trajtohen njësoj

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 12:52

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi për mediat se aktualisht, qeveria që ai drejton dhe Kosova nuk e shohin njësoj nismën e “Ballkanit të Hapur”.

“Tani për tani, nuk e shikojmë me të njëjtin sy këtë iniciativë. Në takimet me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, mua më kanë dhënë përshtypjen që duan të kenë të njëjtin status me shtetet e tjera. Unë mund të them në emër të Malit të Zi se dalim garant që çdokush do të jetë i trajtuar njësoj. Nëse Mali i Zi vjen me emrin dhe flamurin e tij, ashtu do të vijë çdo shtet tjetër. Nëse kjo nuk ndodh, as Mali i Zi nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur”, tha Abazoviç.

Kur u pyet se kur mund t’i bashkohet Mali i Zi kësaj nisme, Abazoviç u përgjigj: “Tani nuk mund ta them, shpresoj ta vendosim në një të ardhme jo të largët”.