Imazhet satelitore tregojnë bombardimet e dy spitaleve në Ukrainë

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:06

Imazhet satelitore tregojnë bombardimet e dy spitaleve në Ukrainë

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:06

Përparimi rus në Ukrainën lindore, vazhdon. Dy spitale u shkatërruan nga bombardimet ruse në Severodonetsk dhe Rubizhne, siç tregohet nga imazhet e reja satelitore të marra nga Maxar Technologies dhe të publikuara nga CNN.

Një kryq i madh i kuq ishte pikturuar në çatinë e spitalit në Severodonetsk, ndërsa në jug të Rubizhne, përveç spitalit, u rrafshua edhe një kompani farmaceutike dhe ndërtesat përreth. Megjithatë, Kievi argumenton se përparimi në zonë është frenuar.

“Në drejtim të Severodonetsk, ushtria e Kievit po frenon sulmin e trupave ruse, luftimet vazhdojnë. Përpjekja për të marrë kontrollin e qyteteve të afërta Toshkivka dhe Ustinivka është refuzuar gjithashtu”, tha Stafi i Forcave të Armatosura të Ukrainës në raportin e tij operacional të mëngjesit, raportuar nga UNIAN.

“Në drejtimet Avdiivka, Novopavlivska dhe Zaporizhzhia, bombardime intensive të pozicioneve ukrainase në vendbanimet Pisky, Lubomyrivka, Avdiivka, Novobahmutivka, Orikhiv, Komyshuvakha, Vodiane, Pervomaiske, Marinka, Opytne”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm.

“Askush nuk do të dorëzohet në Severodonetsk. Rusët duan të pushtojnë qytetin deri më 10 qershor. Beteja të ashpra po zhvillohen, mbrojtësit tanë po luftojnë për çdo pëllëmbë të qytetit”, tha shefi ushtarak rajonal i Lugansk, Sergiy Gaidai, cituar nga Guardian.

“Rusët nuk kontrollojnë rrugën Lysychansk-Bakhmut, por ata qëllojnë fort. Ne nuk e përdorim këtë rrugë, është shumë e rrezikshme. Trupat ruse po planifikojnë përsëri të kalojnë lumin Seversky Donets, për të krijuar një urë për ofensivën”, shtoi ai.

Ndërkohë, diplomacia po ecën për çështjen e grurit. Krijimi i korridoreve për të zhbllokuar eksportin e grurit nga Ukraina dhe për të zbutur një krizë botërore ushqimore mund të përcaktohet në takimin e sotëm në Turqi, midis Lavrov dhe ministrit turk Cavusoglu. Çështja kyçe mbetet çminimi i Detit të Zi.