Deputeti i CDU: Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së Bullgarisë për integrimin

Publikuar më: 8/6/2022, ora 22:44
peter beyer frame 1297 1 1280x720

Deputeti i CDU: Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së Bullgarisë për integrimin

Publikuar më: 8/6/2022, ora 22:44

Deputeti i CDU-së gjermane, Peter Beyer, pas vizitës 3-ditore në Tiranë, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thekson se Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së Bullgarisë, të cilën ai e quan të turpshme, mbi integrimin.

“Shqipëria duhet të ftohet në konferencën e radhës ndërqeveritare si hapi tjetër konkret në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan Beyer.

Ndërkohë, sa i përket krizës në PD, ai konfirmon qëndrimin edhe njëherë tjetër atë që tha gjatë vizitës në Tiranë se Gjermania ka të njëjtin qëndrim si SHBA për të shpallurit non grata.

“Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që nga fillimi”, shkruan ai.