“Dita jonë” i uron 45-vjetorin producentit muzikor Kanye West

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 09:58

“Dita jonë” i uron 45-vjetorin producentit muzikor Kanye West

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 09:58

Kanye Omari West braktisi kolegjin për të ndjekur rrugën e muzikës rap. Pas suksesit fillestar si producent, karriera e tij shpërtheu, kur filloi të interpretonte si artist solo. Me gjithë suksesin e tij si producent muzikor, të cilin Kanye e filloi në 1996, dëshira e tij ishte të ndërmerrte karrierën e këngëtarit të muzikës rep, gjatë së cilës ka fituar 24 çmime Grammy.

Më 5 shtator 2020, Kanye West dha lajmin se do të kandidonte për Presidentin e ardhshëm amerikan, ku arriti të mblidhte 60 000 vota ose 0.1 % në 12 shtete. Ai ka shprehur dëshirën për të rikandiduar sërish në zgjedhjet e vitit 2024. Por ajo që me siguri i solli famën këngëtarit, ishte lidhja me Kim Kardashian, gruan më me influencën më të madhe në botën e show-biz. Çifti u martua në Firenze dhe patën 4 fëmijë, por u ndanë pas 7 vitesh.