Eksploziv lokalit të Noizy-t në Durrës

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 09:57
noizy 1280x720

Eksploziv lokalit të Noizy-t në Durrës

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 09:57

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në lokalin dhe dyqanin e rrobave të Noizy-t në Durrës. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, ku për pasojë ka vetëm dëme materiale

Dy ditë më parë, Noizy u përfshi në një sherr me ish-anëtarin e grupit TBA, Kleviol Ahmeti, i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano”.

Thuhet se sherri ka filluar pasi ky i fundit ka folur kundër reperit në rrjete sociale.

Pas lirimit nga burgu, Klevio ka ofenduar sërish anëtarët e OTR.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi Bashkim Rajku, ka  shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.