European Silver League, kombëtarja e volejbollit pranë kualifikimit historik

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 08:20
VOLEJBOLLI I MESHKUJVE NJE HAP LARG KUALIFIKIMIT frame 1601 1280x720 1 1280x720

European Silver League, kombëtarja e volejbollit pranë kualifikimit historik

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 08:20

Kombëtarja e volejbollit ka shënuar një fitore 3-0 ndaj Bosnje Hercegovinës duke qenë shumë pranë në fazën tjetër të Kampionatit Europian.

Kuqezinjtë triumfuan për herë të dytë ndaj kombëtares boshnjake. Shqipëria fitoi 25:16 setin e parë, 25:17 të dytin dhe 25-21 të tretin.

Kjo ishte fitorja e tretë e kombëtares në Grupin B, ku për momentin renditemi në vendin e dytë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjen.

Ndeshja e fundit në grup do të zhvillohet përballë Rumanisë kryesuese në transfertë, sfidë që do luhet më 12 qershor.