Garancia 30 milionë dollarë, tregtarët nuk i tërheq për shkak të normave të interesit

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 14:30

Garancia 30 milionë dollarë, tregtarët nuk i tërheq për shkak të normave të interesit

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 14:30

Me qëllim krijimin e rezervave për t’i paraprirë të papriturave në nevojat për furnizimin me produkte, 36 importues të vajit, miellit, grurit, orizit e sheqerit do të mund të përfitojnë 30 milionë dollarë mbështetje nga qeveria për të marrë kredi.

Garancia sovrane me kushte lehtësuese që do të merret në 4 banka të nivelit të dytë do të ketë një normë interesi rreth 5.5 për qind.

Norma relativisht e lartë e interesit është edhe arsyeja kryesore e refuzimit të garancisë nga importuesit.

Ndërkohë përfaqësues të zinxhirit të tregtarëve parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve me ardhjen e vjeshtës.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, bizneset të cilat kanë detyrime tatimore të prapambetura për 3 vitet e fundit apo kredi të papaguar nuk do të mundin të aplikojnë për të përdorur skemën e garancisë sovrane. Instrumenti i garancisë shtetërore u përdor nga qeveria në periudhën e pandemisë së COVID-19.