I shpëtoi vdekjes duke u lyer me gjak, rrëfimi tronditës i 11-vjeçares që i mbijetoi masakrës në shkollë

Publikuar më: 8/6/2022, ora 20:46
miah cerrilli shooting mc 2x1 220608 02 ba861e 1280x640

I shpëtoi vdekjes duke u lyer me gjak, rrëfimi tronditës i 11-vjeçares që i mbijetoi masakrës në shkollë

Publikuar më: 8/6/2022, ora 20:46

Një nxënëse e klasës së katërt, e cila i mbijetoi të shtënave me armë zjarri në Uvalde, duke u mbuluar me gjakun e një shoku klase, tha se nuk ndihej e sigurt në shkollë pas masakrës.

Duke folur në një mesazh të regjistruar para ligjvënësve amerikanë, 11-vjeçarja Miah Cerrillo tha se tashmë ajo i frikësohet idesë se një ngjarje e ngjashme mund të përsëritet.

Në një dëshmi emocionale përpara një paneli të Kongresit që po shqyrton dhunën nga armët në SHBA, Cerrillo kujtoi të shtënat e tmerrshme, të cilat filluan kur mësuesja iu tha nxënësve të fshiheshin pasi panë 19 vjeçarin e armatosur.

Autori në fillim qëlloi mësuesen e saj ndërsa fëmijët u fshehën pas tavolinave dhe çantave të librave.

“Ai i tha mësueses natën e mirë dhe e qëlloi në kokë. Dhe më pas ai qëlloi disa nga shokët e mi të klasës”, tregon e mitura.

Gjatë sulmit 11-vjeçarja u shtir si e vdekur përpara se të përdorte telefonin e mësueses për të telefonuar 911 dhe për të kërkuar policinë.

“Mendova se ai do të kthehej në dhomë, kështu që rrëmbeva gjakun e shokut të klasës dhe e vendosa mbi vete dhe thjesht qëndrova pa lëvizur”, shprehet ajo.

Babai i Miahut, Miguel Cerrillo, tha se vajza e tij po vuan nga trauma e vazhdueshme nga ngjarja.

“Ajo nuk është e njëjta vajzë e vogël me të cilën luaja. Shkollat ​​nuk janë më të sigurta. Diçka me të vërtetë duhet të ndryshojë”

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka planifikuar të debatojë një projekt-ligj që do të rrisë moshën minimale për të blerë disa armë nga 18 në 21. Projektligji nuk ka gjasa të kalojë në Senat pasi vetëm një pjesë e vogël e 50 senatorëve republikanë duken të hapur ndaj legjislacionit të ri.