Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Iniciativa e rrallë, Gjermania zbret në fushë me uniformën e femrave

Nga A2 CNN
8 Qershor 2022, 10:48 | Futboll

Gjermania luajti ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve me uniformën e përfaqësueses së femrave.

Tifozët e vëmendshëm vunë re që në fanella kishte vetëm dy yje, ndërkohë që Gjermania mban 4 të tilla, pasi ka fituar 4 botërorë futbolli. Por, nuk bëhej fjalë për një gabim. Thjesht, futbollistët gjermanë kishin zbritur në fushë me fanellat e femrave, të cilat kanë fituar vetëm dy botërorë.

Një iniciativë e tillë u ndërmor për të mbështetur vajzat gjermane, të cilat muajin e ardhshëm do të luajnë Evropianin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë