“Ju vidhni vetë dhe kujtoni se të gjithë janë si ju!”, debati i Lavrov me gazetarin ukrainas

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 14:36

“Ju vidhni vetë dhe kujtoni se të gjithë janë si ju!”, debati i Lavrov me gazetarin ukrainas

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 14:36

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u përfshi në një debat me një gazetar ukrainas, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me homologun turk, Mevlut Cavusoglu.

“Përveç grurit, çfarë tjetër ka arritur të shesë Rusia nga ato që i ka vjedhur Ukrainës?”, e pyeti gazetari i Televizionit Publik të Ukrainës, Muslim Umerov.

“Ju ukrainasit jeni gjithmonë shumë të shqetësuar me atë që mund të vidhni dhe besoni se të gjithë mendojnë si ju! Do të të përgjigjem! Po zbatojmë synimet që kemi shpallur publikisht: zhdukjen nga Ukraina lindore të shtypjes dhe regjimit neonazist. Këtë po bëjmë. Sa për grurin, e kemi shpjeguar se gruri mund të transportohet i sigurt. Rusia nuk po vendos pengesa”, tha Lavrov.

Ai vuri gjithashtu në dyshim faktin se Presidenti i Ukrainës është në drejtim të vendit të tij. “Kjo kërkon që zoti Zelensky të japë urdhrin – nëse ka ende ndonjë gjë në dorë atje – që të lejojë anijet e huaja dhe ukrainase që të futen në Detin e Zi”, tha Lavrov.