“Jubileu i platintë” vjen në Tiranë, britanikët bashkojnë politikën, festa mes batutave dhe ndonjë sikleti

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 15:17

“Jubileu i platintë” vjen në Tiranë, britanikët bashkojnë politikën, festa mes batutave dhe ndonjë sikleti

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 15:17

Në nderimin e 70 viteve mbretërim të monarkes më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe Elisabeta II, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, organizoi një festë që bëri bashkë politikën shqiptare.

Pranë ambasadorit britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, ishte presidenti Ilir Meta, që përveç prezantimeve zyrtare, e njohu atë edhe me pseudonimet e qeveritarëve.

 “His name is tiger”, “Ai quhet tigër”, ishte prezantimi i tij i Arben Ahmetajt.

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj, u pa të shoqërohej më së shumti me socialistët të cilët i dhanë votën në kuvend.

Ky organizim riktheu në publik ish-kryedemokratin Lulzim Basha, prezenca e të cilit duket se vuri në siklet të komanduarin për t’i zënë vendin, Enkelejd Alibeajn.

Talulant Balla dhe Monika Kryemadhi, të buzëqeshur

Takimi u hap me fjalën e ambasadorit britanik. “Kur Mbretëresha nisi rrugëtimin e saj premtoi se do t’ia kushtonte të gjithë jetën shërbimit ndaj njerëzve të saj dhe ajo e ka bërë plotësisht  këtë. Kjo vlerë e Mbretëreshës është një shembull për të gjithë ne dhe për mua është pikë referimi në çdo aksion dhe punës time në Shqipëri”, ishin fjalët e tij.

Në shembullin e shërbimit të qytetarëve trokitën gotat Taulant Balla i PS me ish-aleaten Monika Kryemadhi, ndërsa shefja e LSI-së, kishte një merak lidhur me Shpëtim Idrizin.

Presidenti Ilir Meta, Arben Ahmetaj dhe ambasadori britanik Alastair King-Smith

Në këtë organizim i pranishëm ishte edhe i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach që fokusin e vendosi te pasojat e agresionit rus mbi Ukrainën. “Këtë vit mbretëresha, ne dhe ju u tronditëm nga situata tragjike e popullit të Ukrainës. Pikërisht për këtë, para jush president, ministra të vendit dua t’jua falënderoj për rolin që Shqipëri ka luajtur në Këshillin e Sigurisë”, theksoi ai.

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj

Nga radhët e politikanëve vihej re mungesa e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.