Komisioni i Jashtëm i BE-së: T’i jepet Kievit statusi i vendit kandidat

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 11:01
5953467 4 1013x720

Komisioni i Jashtëm i BE-së: T’i jepet Kievit statusi i vendit kandidat

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 11:01

Edhe pse liderët europianë si presidenti francez, Emanuel Macron, kancelari Martin Scholtz ose kryeministri holandez, Mark Rutte, e kanë bërë të qartë se rrugëtimi i Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është ende i gjatë dhe se nuk mund të ketë shkurtime domethënëse, Kievi zyrtar vijon të shpresojë në një përshpejtim të procedurës, të paktën për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Që në fillim të marsit, Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që u bën thirrje institucioneve të Bashkimit Evropian të punojnë për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat, por më pas asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë nga Brukseli.

Por sot vjen një deklaratë e rëndësishme, nga Presidenti i Komisionit të Jashtë të Parlamentit Europian, gjermani David McAllister, që ndoshta rihap diskutimin mbi një përshpejtim të mundshëm. “Kievit duhet t’i jepen armë, pajisje dhe statusi i kandidatit si shenjë politike e qartë solidariteti me popullin kurajoz të Ukrainës”.

Por nuk është shenja e vetme. Sipas vetë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dje është mbajtur një mbledhje e posaçme, me objektivin që një vendim pozitiv për Kievin të finalizohet brenda muajit qershor. “Nga ana e saj, Ukraina ka bërë çdo gjë që nevojitet, tani fjala i mbetet strukturave europiane dhe vendeve anëtare”, deklaroi Zelensky.