Lavrov në Turqi, bisedime për zhbllokimin e drithërave në Ukrainë

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:07
lavrov 1178x720

Lavrov në Turqi, bisedime për zhbllokimin e drithërave në Ukrainë

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:07

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nisi vizitën dyditore në Turqi, ku pritet të mbajë bisedime për zhbllokimin e eksporteve të drithërave nga Ukraina. Në qendër të negociatave është hapja e një korridori për anijet që transportojnë drithëra, por do të flitet gjithashtu për çështje të tjerë të agjendës rajonale.

Turqia është ofruar që të shoqërojë anijet nga portet e Detit të Zi, dhe pak para mbërritjes së Lavorv tha se ka përparim të rëndësishëm për një marrëveshje që do të lejonte rinisjen e eksporteve.

Lavrov do të takohet me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Rusia ka marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të bregdetit të Ukrainës që prej nisjes së ofensivës më 24 shkurt, dhe luftanijet e saj kontrollojnë Detin e Zi dhe Detin Azov.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se dy portet kryesore ukrainase në Detin Azov, që janë nën kontrollin rus – Berdijanska dhe Mariupol – janë të gatshme të rinisin dërgesat me drithëra, por Kievi duhet të çminojë zonën. Porti kryesor ukrainas në Odesa, po ashtu, është i bllokuar.