“Libër për krimet e luftës në Ukrainë”, Zelensky: Mbi 31 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën deri tani

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:02

“Libër për krimet e luftës në Ukrainë”, Zelensky: Mbi 31 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën deri tani

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:02

Mbi 31 000 ushtarë rusë kanë humbur jetën, deri më tani, në Ukrainë. Këtë e ka konfirmuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Telegram.

Sipas tij, që nga 24 shkurti, Rusia ka paguar çdo ditë rreth 300 jetë ushtarësh, për një luftë krejtësisht të pakuptimtë kundër Ukrainës.

“Do të vijë dita kur numri i humbjeve, qoftë edhe për Rusinë, do të kalojë kufirin e lejuar”, deklaroi presidenti ukrainas.

Gjatë fjalimit të tij të përnatshëm, Zelensky foli edhe për “Librin e torturuesve” që do të lançohet në Ukrainë dhe që dokumenton krimet e luftës dhe kriminelët nga ushtria ruse.

“Këto janë fakte specifike për njerëz të veçantë që janë fajtorë për krime specifike të dhunshme, kundër ukrainasve. Dhe një “Libër i torturuesve” është një nga themelet e përgjegjësisë, jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, ushtarëve të ushtrisë okupatore, por edhe komandantëve të tyre. Ata që jepnin urdhra. Në Bucha, në Mariupol, në të gjitha qytetet tona, në të gjitha komunitetet që kanë arritur. Krijimi i këtij sistemi ka filluar prej disa kohësh”, deklaroi Zelensky.