Liqeni i Fierzës pranë kuotës maksimale hidrike

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:06
MB Fierza ne Kuoten maksimale frame 913 1280x720

Liqeni i Fierzës pranë kuotës maksimale hidrike

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:06

Baseni më i madh ujëmbledhës në vend për prodhimin e energjisë elektrike, ai i Fierzës, ka rritur ndjeshëm nivelin e ujit dhe aktualisht ndodhet vetëm 7 metra larg pikës maksimale.

Burime pranë Korporatës Elektroenergjetike bëjnë të ditur për A2 CNN se niveli në Fierzë është 289 metra, ndërsa kuota maksimale është 296 metra.

Ndërkohë, edhe prurjet vijojnë të jenë në nivele mesatare. Sa i përket prodhimit ditor të energjisë elektrike, në të tria HEC-et e kaskadës së Drinit, është 6065 megavat në orë.

Ndërsa rezerva energjetike përllogaritet në 1084 gigavat në orë. Kujtojmë që në muajin mars, liqeni i Fierzës arriti në kuotat më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, ndërsa rezerva energjetike ishte vetëm 313.5 gigavat në orë.