Mediat britanike: Mohamed Salah ka zgjedhur Barcelonën

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 09:55
Salah 1280x720

Mediat britanike: Mohamed Salah ka zgjedhur Barcelonën

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 09:55

Në një të ardhme të afërt, Mohamed Salah do të veshë fanellën e Barcelonës. Mediat angleze janë të sigurta, se katanalasit janë destinacioni i radhës në karrierën e yllit egjiptian.

Sulmuesi do të largohet në vitin 2023 nga Liverpuli me parametër zero dhe sipas gazetës “The Mirror”, ai ka gjetur akordin për të luajtur në “Camp Nou”.

Salah nuk i rezistoi thirrjes së Barcelonës dhe prej verës së ardhshme do t’i bashkohet gjigantëve spanjollë.