Mesazhi i Papa Françeskut: Të fiksuar pas mitit të rinisë së përjetshme, por rrudhat janë dëshmi e jetës suaj

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:58
papa 1280x720

Mesazhi i Papa Françeskut: Të fiksuar pas mitit të rinisë së përjetshme, por rrudhat janë dëshmi e jetës suaj

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:58

Në audiencën e përgjithshme, duke vazhduar ciklin e katekizimeve mbi pleqërinë, Papa Françesku ka kritikuar obsesionit për rininë e përjetshme duke theksuar se po krijohet një konfuzion mendor mes mirëqenies dhe mitit.

“Mosha jonë dhe kultura jonë kultivojnë mitin e rinisë së përjetshme si obsesioni i dëshpëruar i një mishi të paprishur. Është bërë shumë për ta rikthyer gjithmonë këtë rini, shumë truke, operacione për t’u dukur i ri. Pse përçmohet pleqëria – në shumë mënyra – sepse sjell prova të pakundërshtueshme të rrëzimit të këtij miti, i cili do të donte të na bënte të ktheheshim në barkun e nënës, për t’u kthyer gjithmonë të rinj në trup. Teknika e lejon veten të tërhiqet nga ky mit në të gjitha mënyrat: ndërsa presim të mposhtim vdekjen, ne mund ta mbajmë trupin gjallë me ilaçe dhe kozmetikë, të cilat ngadalësojnë, fshehin, largojnë pleqërinë. Sigurisht, mirëqenia është një diçka tjetër dhe fuqia e mitit diçka tjetër. Megjithatë, nuk mund të mohohet që ngatërrimi ndërmjet dy aspekteve po krijon një konfuzion mendor”, shtoi Papa Françesku.

Përkundër kësaj, Papa Françesku citoi aktoren italiane, Anna Magnani, kur ajo kërkoi të mos i fshihte rrudhat, sepse ato ishin dëshmi e përvojës dhe pjekurisë së saj.

“Më vijnë në mendje fjalët e një aktoreje të mençur italiane, Anna Magnani. Kur i thanë se duhej të hiqte rrudhat, ajo tha “jo, mos i prek, m’u deshën kaq shumë vite për t’i marrë. Rrudhat janë një simbol i përvojës, i jetës. Një simbol i pjekurisë. Simbol i të pasurit një udhëtim. Prekni rrudhat për t’u përpjekur të bëheni të rinj? Por të rinj në fytyrë. Rëndësi ka i gjithë personaliteti. Rëndësi ka zemra dhe zemra mbetet me atë rininë e verës së mirë që sa më e vjetër bëhet, aq më e mirë është”, theksoi Papa.