Mësuesja amerikane e ISIS, drejtoi një batalion me femra në Siri

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 18:21
123071959 is

Mësuesja amerikane e ISIS, drejtoi një batalion me femra në Siri

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 18:21

Një shtetase amerikane rrëfeu përpara një trupi gjykues në SHBA se ka udhëhequr një skuadrilje vetëm femra për Shtetin Islamik në Siri si dhe ka komplotuar sulme në tokën amerikane.

Allison Fluke-Ekren u deklarua fajtore për mbështetjen e grupit terrorist pasi pranoi se kishte trajnuar mbi 100 gra dhe vajza për të qenë të gatshme për luftë.

Nëna dhe mësuesja e kthyer në drejtuese të IS-it u largua nga SHBA në vitin 2011 dhe punoi me një grup terrorist në Libi para se të shkonte në Siri. Ajo tashmë pritet të përballet me një dënim që mund të shkojë deri në 20 vite burg.

Ndërsa ishte me ISIS, Fluke-Ekren udhëhoqi Khatiba Nusaybah, një batalion vetëm femrash me bazë në Raqqa të Sirisë.

Roli i saj kryesor ishte të mësonte gratë dhe fëmijët të përdornin armë, duke filluar nga pushkët dhe granatat deri te jelekët vetëvrasës.

Para gjykatës në Virxhinia, ajo pranoi se kishte trajnuar grupin me femra, por rrëzoi pretendimet se pjesë e tyre e rekrutimeve ishin dhe fëmijët.