Nations League, Shqipëria rigjen Brojën dhe Uzunin: Fitore me Izraelin

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 14:37
broja uzuni 1280x720

Nations League, Shqipëria rigjen Brojën dhe Uzunin: Fitore me Izraelin

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 14:37

Pas barazimit zhgënjyes në Islandë, Shqipëria sheh nga sfida e dytë në Nations League, me Izraelin. Një duel që do të jetë vendimtar për ambiciet e fitimit të Grupit 3, në Ligën B.

Për këtë përballje, Kombëtarja rigjen Armando Brojën dhe Myrto Uzunin në repartin ofensiv.

“Fizikisht jam mirë, kam pasur COVID-19. Tani jam rikuperuar dhe kam bërë stërvitje me ekipin.
Kemi luajtur mirë me Islandën, duhet të bëjmë më shumë. Shpresojmë për tre pikë ndaj Izraelit. Kam biseduar me trajnerin Reja, më ka pyetur për problemet fizike”, tha Broja.

Ndërsa Uzuni u shpreh: “Duhet bërë gjithçka që duhet që Kombëtarja të fitojë, edhe pse barazuam me Islandën jemi ende në garë për vendin e parë, nëse marrim maksimumin në ndeshjet e tjera. Presioni është gjithmonë, nëse ai mungon loja nuk bëhet e bukur. Izraeli është më lart se Islanda. Fitorja është objektivi i vetëm sepse na duhet për kualifikimin”.

Shqipëria luan me Izraelin më 10 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur prej orës 20:45.