Në xhep me një klik, Banka Botërore: Tregtia “online” në Shqipëri është e pazhvilluar

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 16:49

Në xhep me një klik, Banka Botërore: Tregtia “online” në Shqipëri është e pazhvilluar

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 16:49

Pandemia ka hapur porta të panjohura të ekonomisë digjitale, por sipërmarrjet shqiptare ende nuk janë gati. Sipas një raporti të Bankës Botërore vitin e shkuar, më pak se 16 mijë biznese, apo thënë ndryshe, 13.3 për qind e totalit kryen shitje “online”.

Për të arritur te “Në xhep me një klik” dhe shkëputja e konsumatorit nga mënyrat tradicionale e të blerit, duke e futur atë në botën virtuale, aktorë të tregut kanë disa sugjerime. 

Aktualisht tregu i shitjeve online vuan informaliteti i lartë që është kthyer në “thembrën e Akilit” të tregtisë digjitale.