“Pica më e mirë”,  zgjidhet fituesi i konkursit të picave panamerikane në Argjentinë

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:08

“Pica më e mirë”,  zgjidhet fituesi i konkursit të picave panamerikane në Argjentinë

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:08

Mjeshtrat e picave nga e gjithë Amerika u takuan në Buenos Aires për të marrë pjesë në edicionin e dytë të Turneut të Picave Pan Amerikane dhe Kampionatin e 10-të të Picave dhe Empanadës.

Të dyja kampionatet po zhvillohen në kuadër të panairit të ushqimit DEGUSTA 2022, ku garuesit kanë në skenë 12 furra, përballë 18 gjyqtarëve dhe 30 anëtarëve të një jurie të përbërë nga gazetarë, e kuzhinierë për të zgjedhur picajolin më të mirë në kontinent.

Kampionati ka gjithsej 150 konkurrentë nga Meksika, Shtetet e Bashkuara, Kili, Kolumbia, Kuba, Uruguai, Peruja, Paraguai, Haiti, Venezuela dhe Argjentina, të cilët do të bëjnë gjithsej 575 debutime.

“Kampioni i madh argjentinas”, do të përfaqësojë Argjentinën në Kampionatin Botëror të Picave 2023 në Parma të Italisë dhe do të mbledhë 8250 dollarë si shpërblim nga sponsorët. Eventi zgjat vetëm dy ditë.