Problemi me tregjet, Shkodra: Po përballemi me mospagesa të faturave nga porositësit

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 22:05

Problemi me tregjet, Shkodra: Po përballemi me mospagesa të faturave nga porositësit

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 22:05

“Fillimi i problemit është gjetja e lëndëve të para. Kjo gjë ka gati një vit që ndodh. Të gjesh lëndë të para me një çmim të mirë duhet të kesh likuiditet, gjë e cila ka filluar të mungojë”.

Kështu u shpreh në A2 Business Arben Shkodra, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, teksa foli për problemin në tregje.

Ai evidentoi edhe një tjetër problem të lindur së fundmi. “Transporti ndërkombëtar është bërë shumë më i vështirë, me të panjohura. Në momentin kur malli vjen në Shqipëri, prodhuesi duhet të përballet me kosto të rritura të përpunimit.

Nga ana tjetër, nuk mbaron këtu. Arrin ta përpunosh dhe bën dërgesën në eksport. Pa përmendur këtu që ka filluar ulja e porosive sepse ka një ulje të konsumit global. Nga ana tjetër, ne po përballemi me mospagesa të faturave nga porositësit. Kjo do të thotë që i gjithë zinxhiri ka problematika. Duhet ta analizojmë zinxhirin dhe aty ku qeveria mund të lehtësojë duhet ta bëjë”, tha Shkodra.