Rama-Abazoviç prezantojnë urën e re që do të lidhë Velipojën dhe Ulqinin

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 18:45

Rama-Abazoviç prezantojnë urën e re që do të lidhë Velipojën dhe Ulqinin

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 18:45

Gjatë takimit në Ohër në kuadër të “Open Balkan”, kryeministri Rama zhvilloi një takim të veçantë me homologun malazez Abazoviç gjatë së cilit u prezantua dhe projekti i ri mes dy vendeve.

Bëhet fjalë për një urë të re mbi lumin Buna që do të lidhë më shpejt qytetet e Velipojës dhe Ulqinit.

Ura e re pritet të jetë 310 metra e gjatë dhe 17 e gjerë. Ajo do të kushtojë 9 milionë euro dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy qyteteve.

“Me shqiptarin energjik dhe mikun e mirë Dritan Abazovič, kryeministrin e Malit të Zi, në prezantimin e projektit të urës së re Velipojë – Ulqin mbi lumin Bunë, urë që do të jetë një simbol i bukur e domethënës i vizionit tonë për t’u afruar gjithnjë e më shumë nën frymën e bashkëpunimit, integrimit dhe zhvillimit rajonal”, shkruan Rama në rrjetet sociale.