Rama nga Ohri iu përgjigjet akuzave për Ballkanin e Hapur, ndërsa paralajmëron mungesë energjie në dimër

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 12:54
8 QERSHOR 2022 SAMITI OPEN BALKAN frame 49960 1280x720

Rama nga Ohri iu përgjigjet akuzave për Ballkanin e Hapur, ndërsa paralajmëron mungesë energjie në dimër

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 12:54

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Ohri akuzave që Ballkani i Hapur është në favor të Serbisë dhe Rusisë. Rama renditi disa fakte, që sipas tij tregojnë pse kjo nismë është në favor të vendeve të rajonit, që nga furnizimi me grurë, energjia, eksportet dhe turizmi, për të cilat ai tha se këto i thyejnë të gjitha pasqyrimet kundër Ballkanit të Hapur. Dhe duke u ndalur tek energjia, Rama paralajmëroi dimër të vështirë, ku nuk do të jetë problem çmimi i saj, por furnizimi.

“Kontrata e grurit kur filloi lufta në Ukrainë, mes importuesve të grurit në Shqipëri nga Serbia që e kanë bërë historikisht jo për shkak të Ballkanit të Hapur dhe që nuk u bllokuan falë Ballkanit të hapur se Serbia ka marrë përsipër recipriocitetin në atë që ne duam të ndërtojmë. Me çfarë do t’i ushqenim njerëzit nëse do t’u mungonte buka me retorikën e konfliktit?

Me energjinë jemi në një teh thike që është në gjithë Europën e botën, por ne jemi shumë më vulnerabël se shumë të tjerë, ndërkohë që në horizont është një dimër ku problemi do të jetë jo çmimi, por që s’do të ketë energji për ta blerë. Do të hapim defterët e konfliktit, apo të merremi me retorikë, ndërkohë që njerëzit duan energji. Sikurse me grurin do provohet sesa e vërtetë është që Ballkani i Hapur nuk është as i imi as i Vuçiç, Zaevit dje dhe Dimitar Kovaçevskit sot, Abazoviçit, por është i fermerëve shqiptarë. 55.6 mln euro është sot janar prill volumi i eksporteve mes 3 vendeve dhe këtu kam parasysh volumin e eksporteve, vjet ishte 33.9 mln euro, dyfish në një kohë problematike kur vetëm çmimi i naftës për fermerët ka pësuar rritje të frikshme. Kjo i thyen të gjitha llojet e pasqyrave të rreme që janë ngritur kundër Ballkanit të Hapur, që është një mekanizëm për t’i përballuar më mirë krizat. Eksportet në përqindje mes Shqipërisë dhe Serbisë janë 63% plus, do të thotë që është një treg që fermerët tanë po shesin e fitojnë. Kjo është një përgjigje ndaj atyre që thonë që me Ballkanin e Hapur do të fitojë Serbia, por të gjithë fitojnë me punë, bashkëpunim dhe liri lëvizje.

Turizmi janar-prill u rrit 110% në shifra turistësh, nga Serbia në Shqipëri 33 % plus nga RMV në Shqipëri dhe në verë do të jenë më të larta. Kush fiton nga kjo Vuçiç që po i merr Shqipërisë detin si bajlozi nga uji, apo të gjithë ata që kanë ngritur biznese ku turistët vijnë paguajnë?

Zjarret. Kemi ngritur mekanizëm që njerëzit do kenë mundësi të shohin. Më mirë të digjen pyjet sesa të na ndihmojë shkjau?

Rama theksoi se sa më shumë të afrohemi me njëri-tjetrin aq më shumë ka shanse për të zgjidhur konfliktet, ndërsa solli në vëmendje edhe aleancat SHBA-Japoni pas dy bombave atomike, apo Francë-Gjermani.

“Sa më shumë ne të afrohemi aq më shumë shanse ka për të zgjidhur konfliktet. Të afrohemi sa më shumë që të kuptojmë sa më shumë njëri-tjetrin ku vetë njerëzit të jenë të vetëdijshëm për të ardhmen. Ne e dimë shumë mirë nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për ta ditur marrëdhënien që ka Rusia me Serbinë dhe mes tyre ka një histori, nuk kemi pritur luftën për t’u informuar se mes Serbisë e Kosovës ka një konflikt të pazgjidhur, por mes të qëndruarit për të qëndruar me kurriz kemi zgjedhur të qëndrojmë të shohim nga e ardhmja. Problemet e pazgjidhura zgjidhen vetëm nësë ne afrohemi dhe kuptojmë sa të rëndësishëm jemi për njëri-tjetrin. SHBA-ja ka hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat më të forta e më të ngushta është aleanca SHBA-Japoni pas dy bombave atomike dhe shikoni ku është sot Japonia. Nuk do të ishte aty po të qëndronte me kurriz nga SHBA-ja dhe të kërkonte që SHBA-ja të ulej në gjunjë për bombat atomike ku janë Franca dhe Gjermania, apo Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara. Janë bashkë për të përfituar reciprokisht nga shtrëngimi i duarve dhe rruga e të ardhmes”.