Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Refuzoi të mbështeste pushtimin e Ukrainës, largohet nga Rusia kryerabini i Moskës

Nga A2 CNN
8 Qershor 2022, 07:12 | Bota

Kryerabini i Moskës, Pinchas Goldschmidt, ishte nën presion nga autoritetet ruse për të mbështetur pushtimin e Ukrainës, por refuzoi ta bënte këtë dhe u largua nga Rusia.

Kjo u bë e ditur nga Avital Chizhik-Goldschmidt, një gazetare në Shtetet e Bashkuara dhe nusja e djalit të autoritetit fetar hebre.

“Më në fund, mund t’ua bëj të ditur të gjithëve se vjehrrit e mi janë vënë nën presion nga autoritetet për të mbështetur publikisht ‘operacionin special’ në Ukrainë dhe kanë refuzuar ta bëjnë këtë”.

Sipas saj, ata ikën në Hungari dy javë pas pushtimit rus dhe tani janë në mërgim nga komuniteti që ata donin, ndërtuan dhe rritën fëmijët e tyre për më shumë se 33 vjet.

“Dhimbja dhe frika në familjen tonë gjatë muajve të fundit, nuk mund të thuhet. Tingujt e Sinagogës Korale të Moskës kumbojnë në veshët tanë”, shkruan më tej ajo.

Ndërkohë, sipas mediave izraelite që citojnë nusen e djalit të rabinit, bëhet e ditur se kryerabini i Moskës u largua nga Rusia në Izrael.

“Ata fillimisht udhëtuan në Evropën Lindore, duke mbledhur fonde për refugjatët përmes @europerabbis, dhe më pas në Jerusalem, ku babai i tij ishte shtruar në spital në atë kohë”, shkruan Goldschmidt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani