Rikthehet Ballkani i Hapur, nënshkruhen katër marrëveshje, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina vëzhgues

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:10
HEAD OHRI frame 934 1280x720

Rikthehet Ballkani i Hapur, nënshkruhen katër marrëveshje, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina vëzhgues

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 10:10

Vendet nismëtare të Ballkanit të Hapur, janë mbledhur këtë herë në Ohër, ku është parashikuar të nënshkruajnë disa marrëveshje në fushën e kulturës dhe turizmit. Përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në këtë samit marrin pjesë edhe përfaqësues të Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Kosova, nga ana e saj, vijon të refuzojë të marrë pjesë në këtë samit. Lidhur me këtë, një ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendet pjesëmarrëse në nismë nuk do të lusin askënd për t’iu bashkuar.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama shprehu kënaqësinë për vendimin e homologut malazias, Abazoviç, për t’u bashkuar me nismën, dhe theksoi edhe një herë se Ballkani i Hapur garanton liritë jetike për zgjidhjen e konflikteve në kontinentin europian.

Samiti është cilësuar si “një aleancë e rrezikshme për paqen në Ballkan” nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ballkani i Hapur është bërë temë diskutimi edhe në kancelaritë europiane, që duket se janë më të shqetësuara për Procesin e Berlinit dhe rënia ndesh e tij me nismën e ndërmarrë nga shtetet e rajonit.