Rritja e karburanteve, Civici: Bordet ngrihen për të mos lejuar abuzimet, jo për të ulur çmimet

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 22:51

Rritja e karburanteve, Civici: Bordet ngrihen për të mos lejuar abuzimet, jo për të ulur çmimet

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 22:51

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici komenton në A2 Business çështjen e ngritjes së Bordeve të Transparencës nga qeveria për naftën dhe produktet e shportës.

Për Civicin, këto lloj instrumentesh mund të pranohen në momente të jashtëzakonshme, por për periudha të përkohshme.

“Bord është një instrument edhe nëse pranohen, pranohen si të përkohshëm. Maksimumi për një periudhë 1-3 mujore dhe institucionet financiari si FMN e kanë bërë të qartë këtë gjë. Në momente të jashtëzakonshme ose goditjesh edhe justifikohen, e kanë bërë dhe vende të tjera. Këto borde nuk janë ngritur për të caktuar çmime të ulëta, por për të mos lejuar abuzimet në treg”, u shpreh Civici.