Samiti i “Open Balkan”, PD: Rama po i shërben verbërisht projektit serbo-rus dhe antishqiptar

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 16:38
WhatsApp Image 2022 06 08 at 1.59.12 PM

Samiti i “Open Balkan”, PD: Rama po i shërben verbërisht projektit serbo-rus dhe antishqiptar

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 16:38

Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën Ramës në Samitin e “Open Ballkan” duke i cilësuar tallje të së shkuarës tragjike të Ballkanit Perëndimor.

Këtë nënvizoi Floriana Garo në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku theksoi se  PD refuzon çdo projekt tjetër që kërkon të zëvendësojë nismën e Berlinit dhe që cenon pozitat e Kosovës në rrugën e saj drejt BE e NATO-s.

“Refuzimi i dyfishtë i Edi Ramës për të votuar në Parlamentin Shqiptar dy rezoluta që dënojnë gjenocidin në Bosnje dhe atë në Kosovë, është prova e dy-fishtë se Edi Rama po i shërben në mënyrë të verbër një projekti serbo-rus, antishqiptar.

Deklarata e Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov sipas së cilës, “Ballkani i Hapur” është një projekt që gëzon mbështetjen e plotë të Rusisë, duhet të jetë një kambanë alarmi për çdo shqiptar dhe Ballkanas mbi rreziqet dhe agjendën e vërtetë të kësaj nisme.

I njëjti rrezik vjen dhe nga pjesëmarrja e pajustifikuar dhe rolin e errët në këtë Samit të djalit të George Soros. Askush nuk e di se me cilin status është prezent në të njëjtën tavolinë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë.

Partia Demokratike e Shqipërisë refuzon në mënyrë kategorike çdo projekt që kërkon të zëvendësojë Nismën e Berlinit dhe integrimin Europian me projekte që rivendosin hegjemoninë ruso-serbe në Ballkan.

Partia Demokratike e Shqipërisë rikujton gjithashtu se pavarësia e Kosovës dhe fuqizimi i saj si shteti i pavarur vjen mbi çdo agjendë bashkëpunimi rajonal. Çdo vendim-marrje e Edi Ramës që cenon Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe NATO-s, është një vendimmarrje antishqiptare”, u shpreh Garo.