Vrasja e babë e bir në vitin 2012, SPAK heq dorë nga pyetja e Ardian Çapjas

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 16:13

Vrasja e babë e bir në vitin 2012, SPAK heq dorë nga pyetja e Ardian Çapjas

Përditësuar më: 8/6/2022, ora 16:13

Prokuroria e Posaçme heq dorë nga pyetja e të pandehurit Ardian Çapja në sallën e gjyqit, në procesin ndaj të akuzuarve për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan. Ndonëse e kishte kërkuar më herët, prokurori i SPAK, refuzoi të merrte në pyetje të pandehurin Çapja.

Në të njëjtën seancë, dha shpjegime para gjykatës i pandehuri Etien Cani, i akuzuar si ndihmës në ekzekutimin e babë e bir. Cani përjashtoi veten nga ngjarja, duke pretenduar se kishte miqësi të ngushtë me Gentian Beqirin.

Ai rrëfeu takimet e herëpashershme dhe vizitat e shpeshta në shtëpinë e Beqirit, teksa ky i fundit ishte në “arrest shtëpie”. Njëkohësisht, Cani mohoi kategorikisht të ketë pasur njohje të mëparshme me Ardian e Florenc Çapjen dhe as të jetë takuar ndonjëherë më ta.